• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Përfundoi obduksioni i të gjithë të vdekurve në zjarrin në Koçan

Përfundoi obduksioni i të gjithë të vdekurve në zjarrin në Koçan

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski informoi se janë identifikuar  dhe ka përfunduar obduksioni i 59 personave të vdekur nga ngjarja tragjike në Koçan.  Gjatë zjartit, siç theksoi, lëndime kamë marrë 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë. 

"Për 59 personat e vdekur, dua të theksoj se të gjithë janë identifikuar dhe dhe më 18.03.2025 ka përfunduar obduksioni për të gjithë. Nga zjarri janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë", tha Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai informoi se për momentin 93 të lënduarit po marrin trajtim në spitalet e Shkupit, ndërsa 80 janë transportuar jashtë vendit, përkatësisht në Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Austri, Lituani, Slloveni, Hungari dhe Kroaci.

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR