• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfundoi mbledhja e sotme e Komisionit kuvendor anketues për rastin me Onkologjinë

Përfundoi mbledhja e sotme e Komisionit kuvendor anketues për rastin me Onkologjinë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Mbledhja e sotme e Komisionit kuvendor anketues për rastin me Klinikën për onkologji, përfundoi pas marrjes në pyetje të Eftim Naskov, revizor kryesor i brendshëm në Fondin për sigurim shëndetësor dhe Maja Parnarxhieva Zmejkova, drejtoreshë prej gushtit të vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2015 të Fondit për sigurim shëndetësor, me ndërprerje për shkak të pushimit të lehonisë.

Ata u përgjigjën në pyetje të deputetëve rreth skandalit me Klinikën për radioterapi dhe onkologji.

Vendimi për formim të Komisionit anketues u soll më 20 shtator, pasi që pas akuzave në opinipon për keqpërdorim të medikamenteve në këtë klinikë, Prokuroria publike hapi procedurë parahetimore.

Akuzat për keqpërdorim të medikamenteve në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe disa protesta. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR