• e enjte, 04 dhjetor 2025

Përfundoi gjykimi i kryetarit të komunës së Strugës për emërimin e drejtorëve në shkollat në Llabunishtë, Ladorisht dhe Podgorcë, nesër shqiptimi i aktvendimit

Përfundoi gjykimi i kryetarit të komunës së Strugës për emërimin e drejtorëve në shkollat në Llabunishtë, Ladorisht dhe Podgorcë, nesër shqiptimi i aktvendimit

Strugë, 19 qershor 2025 - Me kryerjen e fjalëve përmbyllëse të përfaqësuesve të Prokurorisë themelore publike dhe të prëfaqësuesit të mbrojtjes sot para Gjykatës themelore në Strugë përfundoi procesi gjyqësor kundër kryetarit të komunës Ramiz merko, i cili është i akuzuar për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Llabunishtë, Ladorisht dhe Podgorcë.

Prokurorët publik Vanesa Bizati Bilalli dhe Xhemal lloga në fjalët përmbyllëse theksuan se i akuzuari në cilësinë e kryetarit të komunës pa dyshim disa herë ka vepruar në kundërshtim me rregullat dhe autorizimet pozitive ligjore, me emërimin në funksion ushtrues detyre të personave të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet. Merko, sipas tyre, ka emëruar u.d. drejtorë pa vendim të këshillave të shkollës, pa konkurs të publikuar, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe gjatë përdorimit të autorizimeve të tij të diskrecionit si kryetar komune, ems tjerash, edhe procesit të funksionimit të institucioneve arsimore.

Përfaqësuesi i mbrojtjes, avokati Igor Petkovski, në fjalën përmbyllëse theksoi se prokuroria në proces nuk ka arritur të dëshmojë fajin e të akuzuarit, përkatësisht "punën e pandërgjeshme në shërbim".

Ai theksoi se nga dëshmitë e paraqitura në seancën kryesore pa dyshim nuk është konstatuar qëllimi tek i akuzuari për përfitim të ndonjë dobie për dikë apo shkaktim të dëmit, por të mundësohet puna e papenguehsme e shkollave.

Me atë rast duke cekur mangësi në materialin dëshmues, ai tha se kryetari i komunës nuk është subjekti i vetëm juridik i cili ka autorizim diskrecioni, që vetvetiu në atë mënyrë nuk është e drejtë diskrecioni.

Njëkohësisht mbrojtja mes tjerash tregoi për mendime kundërthënëse të paraqitura në deklaratat e ekspertëve nga fusha e ekonomisë, të cilët, siç u theksua, diametralisht dallojnë nga mendimet për atë se orej nga janë paguar rrogat për u.d. drejtorët e përmendur, nëse nga llogaria e shkollave apo përmes bllok dotaconeve që janë mjete të dedikuara, të siguruara përmes buxhetot të Komunës...

Gjykatësi Jordan Jovanov që zhvillon më shumë lëndë kundër kryetarit të komunës Merko, tha se aktvendimi rreth këtyre dy lëndëve do ta kumtojë nesër.

Kundër Merkos në rrjedhë janë procese gjyqësore edhe për akuza të tjera për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa Gjykata e Strugës dje solli aktvendim lirues për furnizimin e automjetit luksoz "Audi" në vlerë prej 67.000 eruove. Ai ndodhet edhe më "listën e zezë" të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për shkak të përzierjes në korrupsion. ab/

foto/МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR