Përfundoi dita e gjashtë e debatit të amandamenteve për buxhetin në Komisionin amë, mbledhja vazhdon nesër
- Anëtarët e Kokmisionit kuvendor për financim dhe buxhet në vazhdimin e pasdites në ditën e gjashtë vazhduan me debatin rreth amandamenteve të propozuara për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Amandamentet, të cilat u shqyrtuan kishin të bëjnë me arsimin, ndërkaq nuk u pranua asnjëri nga të shqyrtuarit.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:38, 25 nëntor, 2025
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Anëtarët e Kokmisionit kuvendor për financim dhe buxhet në vazhdimin e pasdites në ditën e gjashtë vazhduan me debatin rreth amandamenteve të propozuara për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Amandamentet, të cilat u shqyrtuan kishin të bëjnë me arsimin, ndërkaq nuk u pranua asnjëri nga të shqyrtuarit.
Gjatë debatit deputteët nga pushteti dhe nga opozita me akuza të ndërsjellta për atë se kush ka bërë më shumë për avancimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet, kush i ka rinovuar, ndërkaq kush i ka lënë pas dore konviktet, kush ka dhënë kontribut më të madh për rritje të standardit studentor, për përmirësim të arsimit të mesëm dhe fillor, kush me politikat e veta ka bërë avancim, dhe kush ka shkatërruar sistemin arsimor.
Në mesin e amandamenteve të propozuara ishte edhe ai nga grupi id eputetëpve të LSDM-së, për rritje të shumës së shujtës studentore. Deputetja Bisera Kostadinovska Stojçevska e arsyetoi amandamentin, duke cekur se me të kërkohen 180 milionë denarë për rritje të shujtës studentore, për 40 denarë, duke pasur parasysh ndryshimet në parametrat ekonomik. Ajo kërkoi nga deputetët nëse për momentin nuk mund të rritet shujta studentore, e ila për momentin është 140 denarë për plotësisht 40 denarë, të rritet së paku për 10 denarë në 150 denarë, aq sa kërkojnë organet studentore. Kostadinovska Stojçevska theksoi se shujta studentore ishte vendosur në vitin 2020, kur ata ishin në pushtet dhe në fillim ishte 120 denarë, ndërsa më pas ishte rritur në pajtim me rritjen e inflacionit.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski thksoi se tashmë është dakorduar për vitin akademik 2025/2026 shujta studentore të jetë 140 denarë dhe për atë janë paraparë mjete dhe shtoi se këtë vit është rritur edhe prëfshirja e studentëve, të cilët e përfituan atë të drejtë. Ai theksoi se në pajtim me zgjidhjet ligjore beson se në vitin akademik 2026/27 do të ketë rritje të caktuar në vlerë të shujtës së subvencionuar studentore.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Sergej Popov në debat theksoi se me nismë të tij prej disa muajve shujta studentore mund të marrin më shumë studentë, përkatësisht mund të marrin edhe ata pas diplomimit, studentë të universiteteve private dhe nga studime të integruara, ndërkaq i përmendi edhe vauçerët prej 15.300 denarëve për pajisje elektronike, të cilët në javën e parë të hapjes i morën rreth 40.000 studentë. Ai i porositi deputetët e LSDM-së për të gjetur tema të reja kur janë në pyetje të rinjtë.
Deputetja Daniella Nikollova nga LSDM iu përjgigj se ata si opozitë e kanë mbështetur zgjerimin e shtrirjes së masës së shujtës së subvencionuar studentore, si dhe vauçerët për pajisje elektronike, ndërkaq ata, siç tha si VMRO-DPMNE nuk e mbështteën vendosjen e shujtës studentore si masë.
Në mesin e amandamenteve të refuzuara, gjithashtu nga opozita, ishte edhe ai për sigurim të 200 milionë denarëve për avancim digjital të mësimit në shkollat fillore dhe të msme. Amandamentin e arsyetoi deputetja Nikollova.
Zëvendësministri Jankullovski theksoi se amandamenti nuk prnaihet dhe se në buxhet janë paraparë 50 milionë denarë për TIK në shkollat fillore dhe të mesme.
Deputetja Dafina Jovanovska Stojanoska, ndërkaq, theksoi se opinioni nuk ka memorie të shkurtë, i mban mend politikat e këqija të qeverisë së kaluar, si dhe dhjetël milionë eurot dedikuar për digjitalizim, e cila nuk ishte zbatuar. Ajo me kritikë për politikat arsimore të qeverisë së kaluar, mes të cilave për organizimin e mësimit në distancë në kohën e krizës së Kovid 19, për çka tha se do të nevojiten vite që të plotësohet ai boshllëk që u shkaktua atëherë.
Debati rreth amandamenteve për buxhetin në Komsiion vazhdon nesër në orën 12.
Për Propozim buxhetin janë parashtruar rreth 200 amandamente. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të BPV-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale.
Mbledhja plenare në të cilën do të shqyrtohet Propozim-buxhetin për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor. ab/
Foto: МIА arkivi