• e diel, 22 dhjetor 2024

Përfundoi debati për shkarkimin e ministrit Aliti, do të votohet plotësisht

Përfundoi debati për shkarkimin e ministrit Aliti, do të votohet plotësisht

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Kuvendi ka përfunduar sonte hetimet pas propozimit për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti. Votimi do të caktohet më vonë.

Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski njoftoi se seanca e 104-të do të vazhdojë në ora 20:30 me diskutim për shkarkimin e ministrit pa resor për diasporë Xhemail Çupi, për të cilin janë regjistruar 39 deputetë.

Pjesa e pasdites e vazhdimit të sotëm të seancës kaloi në debate dhe akuza për sulmin e hakerëve ndaj Fondit të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera shtetërore në vend ku diskutohet për shkarkimin e ministrit Aliti.

Siç theksuan deputetët e opozitës, ka dy mundësi pse kryhen sulmet e hakerëve - ose hakerët e kuptuan se qeveria nuk di të mbrojë fare sistemin dhe u kërkojnë para për t'i kthyer të dhënat ose qeveria fshin qëllimisht bazat e të dhënave me krimet e saj. Në replikat e tyre, deputetët e shumicës kanë theksuar se VMRO-DPMNE vazhdimisht po bllokon dhe rikujtojnë gjithçka që kanë bërë kur kanë qenë në pushtet.

Qeveria u akuzua nga opozita se nuk i ndjek raportimet nga institucionet shtetërore. Siç theksoi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Qeveria është paralajmëruar me kohë nga Enti Shtetëror për Revizion se ka dobësi në funksionimin e sistemit të TI-së të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Opozita akuzoi edhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski se gjatë seancës së Kuvendit lexon libra me kufje në vesh dhe nuk i ka dëgjuar fare deputetët të flasin. Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE madje tha se është më keq se paraardhësi i tij Zoran Zaev.

"Unë ju dëgjoj me shumë kujdes të gjithëve kur flisni. U provokova për një përgjigje nga disa gjëra që dëgjova gjatë diskutimit të sotëm. Lidhur me atë që po ndodh në Fondin e Shëndetësisë dje në një intervistë për MIA-n, i falënderova të gjithë inxhinierët e TI-së të cilët po punojnë 24 orë në ditë për t'u marrë me këtë problem që vjen nga një sulm hibrid që po ndodh në FSSH. Të njëjtat sulme hibride kanë ndodhur në institucione të tjera dhe po ndodhin edhe në vende të tjera anëtare të NATO-s dhe në vendet anëtare të BE-së në fqinjësi dhe më gjerë. Ata persona që po punojnë për eliminimin e këtij problemi sot arritën të zgjidhin pjesën më të madhe të problemit dhe tashmë ka filluar pagesa e pushimeve mjekësore dhe detyrimeve të tjera të FSSH-së dhe ka filluar pagesa e të gjitha pagesave të tjera të rregullta në rreth 30 klinika. Kur dëshironi të ofendoni dikë ajo është e drejta juaj", tha  Kovaçevski.

Debati për shkarkimin e ministrit Aliti ka nisur të premten, pasi të enjten në mbrëmje ka përfunduar debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR