• e martë, 24 dhjetor 2024

Përfundoi debati i përgjithshëm për propozimin për zgjedhje të Svetllana Zhupanoskës për anëtare të Këshillit të prokurorëve publik

Përfundoi debati i përgjithshëm për propozimin për zgjedhje të Svetllana Zhupanoskës për anëtare të Këshillit të prokurorëve publik

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites të punës së sotme sipas rendit të ditës të mbledhjes së 117-të e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth propozimit për zgjedhje të Svetllana Zhupanoskës për anëtare të Këshillit të prokurorëve publik. Votimi do të caktohet plotësisht.

Gjatl debatit më shpesh folën deputetët nga opozita të cilët theksuan se nominimi dhe emërimi i juristëve anonimë për prokurorë me urdhër partiak nuk do të kontribuojë për rritjen e besimit në Këshillin e prokurorëve publik dhe në përgjithësi në gjyqësi. Për Zhupanoskën, e cila është bashkëpunëtore gjyqësore, tha se nuk është as profesoreshë në universitet, as, ndërkaq, avokate, e më së paku është juriste e shquar, siç janë kriteret për zgjedhje të anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik. Kërkuan në vend të saj të propozohet ndonjë profesionist.

Kuvendi sot pasdite e përfundoi edhe debatin e përgjithshëm rreth Propozim-vendimit për shpallje të konkursit publik për zgjehdje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse dhe për Propozim-vendimin për shpallje të konkursit publike për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, parashtruar nga deputetja Maria Georgievska. Për të dy vendimet do të votohet plotësisht.

pas përfundimit të debatit për këto dy pika, për të cilat askush nuk u paraqit për fjalë, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu mblehdjen dhe paralajmëroi se për vazhdimin e saj deputetët do të informohen plotësisht. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR