Përfundoi debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2026
- Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sonte përfundoi shqyrtimin e amendamenteve për propozim-buxhetin e vitit 2026.
- Post By Sara Ademi
- 21:50, 27 nëntor, 2025
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sonte përfundoi shqyrtimin e amendamenteve për propozim-buxhetin e vitit 2026.
Pas debatit të amendamenteve, Komisioni për financim dhe buxhet do ta ndjekë propozim-buxhetin e vitit 2026, ndërsa për procedurë të mëtejshme dhe raportuese në seancën e Kuvendit do të jetë kryetarja e Komisionit, Sanja Lukarevska.
Në seancën e sotme të 49-të, Komisioni pranoi amendamentin e komisionit në lidhje me rinovimin e sallës së rrënuar sportive për Shkollën Fillore "Goce Delçev" në Gostivar.
Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE, duke e shpjeguar amendamentin, tha se e propozon atë me qëllim që të sigurohen mjete në vlerë prej 10 milionë denarësh për rinovimin dhe rindërtimin e brendshëm të sallës sportive për shkollën fillore "Goce Delçev" në Gostivar. Ajo shtoi, ndër të tjera, se kjo shkollë ka mbi 100 të punësuar dhe 1.000 nxënës dhe se vitin e ardhshëm shkolla do të shënojë 50 vjetorin e ekzistimit.
Gjatë ditës së djeshme u pranuan disa amendamente nga opozita, të cilat kërkonin pajisje shtesë për shërbimet e ndihmës së shpejtë.
Për propozim-buxhetin e vitit 2026 u dorëzuan gjtihsej 200 amendamente.
Seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas njoftimeve, është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor.
Në propozim-buxhetin për vitin 2026 të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 413,9 miliardë denarë. Për investimet kapitale janë planifikuar 40,5 miliardë denarë. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. sa/
Foto: MIA arkivi