• e martë, 24 shtator 2024

Përfshihen nga flakët dy automjete në Shkup, njëra është dëmtuar me armë zjarri

Përfshihen nga flakët dy automjete në Shkup, njëra është dëmtuar me armë zjarri

Shkup, 22 shtator 2024 (MIA) - Një automjet i tipit "Mercedes" me targa të Shkupit, pronë e personit me inicialet I.T (49), mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët në një parking në territorin e komunës Qendër.

Siç informon MPB-ja, rasti është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPB Shkup në orën 5:50. Nga zjarri është përfshirë edhe automjeti i tipit "Audi" me targa të Shkupit në pronësi të A.J. nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës kundër zjarreve Shkup, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Në rastin e dytë, personi M.L (37) nga Shkupi dje në orën 15 ka denoncuar në polici se automjeti i tij "Kia" me targa të Shkupit i është dëmtuar nga një plumb qorr. Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e një kompanie në zonën e Çairit. Nga MPB-ja informojnë se është kryer mbikëqyrje dhe rasti është iniciuar për procedim të mëtejshëm. Punohet në zbardhjen e rastit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR