• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e lartë të BE-së e dënojnë tentativën për grusht shtet në Bolivi: "Ne qëndrojmë prapa demokracisë"

Përfaqësuesit e lartë të BE-së e dënojnë tentativën për grusht shtet në Bolivi:

 

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e dënoi ushtrinë boliviane që tentoi të rrëzojë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit.

"Unë dënoj fuqishëm përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Bolivisë," ka shkruar Fon der Lajen në X.

"Bashkimi Evropian qëndron pas demokracive. Ne shprehim mbështetjen tonë të fortë për rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit në Bolivi”, tha ajo.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, gjithashtu ka shkruar në trjetin X për të dënuar veprimin e ushtrisë.

"Unë dënoj fuqishëm kryengritjen ushtarake kundër rendit kushtetues të Bolivisë dhe qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Presidentit (Luis) Arse," shkroi ai.

Kreu i BE-së, Zhozep Borell tha se "Bashkimi Evropian dënon çdo përpjekje për të minuar rendin kushtetues në Bolivi dhe për të rrëzuar qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin Bolivian".

Presidenti bolivian Luis Arse e shkarkoi kreun e forcave të armatosura boliviane, gjeneralin Huan Hoze Zuniga, duke e akuzuar atë për përpjekje për grusht shtet, ndërsa autoritetet boliviane e arrestuan atë.

Paraprakisht, armata nën komandën e Zuniga solli automjete të blinduara dhe ushtarë në sheshin qendror të qytetit në La Paz në përpjekje për të organizuar një grusht shtet dhe për të sulmuar pallatin presidencial. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR