Përfaqësuesit e BE-së: Rruga drejt BE-së është e qartë dhe e hapur dhe nuk ka alternativa, duhet të gjeni kompromis për ndryshimet kushtetuese
- - Ndryshimet kushtetuese janë në duart e juaja dhe ky është vendim i juaj sovran, por nga ana jonë porosisim qartë dritarja e mundësive është e hapur dhe Maqedonia e Veriut ka potencial të madh të ecë përpara, duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE, por duhet të bëhen hapa të caktuar për të cilët do t'iu shtyejmë përpara, thonë përfaqësuesit e BE-së.
- Post By Fitore Curri
- 14:33, 16 mars, 2023
Bruksel, 16 mars 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese janë në duart e juaja dhe ky është vendim i juaj sovran, por nga ana jonë porosisim qartë dritarja e mundësive është e hapur dhe Maqedonia e Veriut ka potencial të madh të ecë përpara, duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE, por duhet të bëhen hapa të caktuar për të cilët do t'iu shtyejmë përpara, thonë përfaqësuesit e BE-së.
Siç informon raportuesi i MIA-s nga Brukseli, në lidhje me atë nëse do të ketë ndryshime kushtetuese duke pasur parasysh se nuk ka shumicë prej dy të tretave dhe kundërshtimit të opozitës, thonë se e pamundura bëhet e mundur kur vendosen kushte të mëdha dhe kur shihet rëndësia e kësaj çështje në kuptim të stabilitetit dhe progresit. Shtojnë se mbështesin rrëfim pozitiv dhe gjetje të zgjidhjes.
Për ata konferenca ndërqeveritare me BE-në që u mbajt në korrik ishte përparim i rëndësishëm për vendin dhe se janë të vetëdijshëm për faktin se propozimi francez hasi në interpretim të ndryshëm në vend, por ata e shohin atë si arritje kryesore që shteti të ecë përpara.
Ata shtojnë se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet i BE-së, veçanërisht në kontekstin e ri gjeopolitik pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, kur, siç thonë, në mënyrë dramatike ndryshoi edhe dinamika në kuptim të zgjerimit të BE-së.

Përfaqësues të BE-së nuk e përjashtojnë mundësinë që kryetari i Këshillit të BE-së, Sharll Mishell ta vizitojë vendin, në kontekst para përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese, duke përkujtuar se ai fuqishëm e mbështet vendin dhe ishte për vizitë në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar kur kishte bisedime të frytshme me aktorët politikë.
Porosia është e qartë, thonë ata, Maqedonia e Veriut është vend i sukseshshëm multietnik, i cili punon me përkushtim në këtë.
Rruga është e qartë dhe e hapur, përsërisin ata dhe kjo është mundësi, siç thonë, që vendi nuk guxon ta humbasë, me çka BE-ja do të vazhdojë të angazhohet. Potencojnë se megjithatë ndryshimet kushtetuese janë vendim sovran i vendit dhe i mbetet asaj çka do të vendosë. Përfaqësuesit evropianë theksojnë se Maqedonia e Veriut ka Parlament të zgjedhur demokratik dhe fuqia e Unionit këtu është e kufizuar.
Përfaqësuesit e BE-së theksojnë se nuk shohin alternativë dhe se, duhet të gjendet kompromis. Kjo është diçka, thonë, që duhet të bëhet dhe të gjithë faktorët duhet ta shohin qëllimin afatgjat, ndërsa ai është shumë i qartë dhe është udhëheqës për zgjidhjen e çështjeve komplekse.
Ata gjithashtu përmendën edhe se me Sofjen në Bruksel bisedohet pas dyerve të mbyllura për çështje komplekse dhe në këtë pjesë liderët e BE-së të afërt me vendin tonë, punojnë në atë front. fc/