• e diel, 22 dhjetor 2024

Përfaqësues ushtarak ukrainas thonë se Rusia po i shton trupat në Harkov

Përfaqësues ushtarak ukrainas thonë se Rusia po i shton trupat në Harkov

Kiev, 30 maj 2024 (MIA) - Rusia kreu seri të sulmeve ajrore kundër Ukrainës me raketa kryqëzuese, fluturake pa pilot dhe raketa balistike, kumtuan sot forcat ajrore ukrainase.

Shefi i armatës ukrainase tha se Rusia po e rritë koncentrimin e trupave të veta në rajonin e Harkovit, ku forcat moskovite arritën përparim të konsiderueshëm.

Shërbimi ushtarak zbulues i Ukrainës kumtoi se dronët e marinës së Kievit shkatërruan dy barka patrulluese ruse KS-701 në Detin e Zi në afërsi të gadishullit të Krimesë. Autoritetet ruse ende nuk e kanë komentuar këtë informatë.

Forcat ajrore të Kievit kumtuan se sulmet gjatë natës ishin kryer me tetë raketa balistike S-300, 11 raketa kryqë[zuese dhe 32 dronë Shahed.

Të gjithë dronët dhe shtatë raketat kryqëzuese janë rrëzuar, kumtuan forcat ajrore.

Në Harkov, qyteti i dytë në Ukrainë për nga madhësia, shtatë persona janë lënduar, ndërtesa e shërbimeve komunale është djegur, deklaroi guvernatori rajonal, Oleh Sinjehubov.

Rusia kreu sulme nga ajri edhe në Hmeljniçki dhe Dnjepropetrovsk, por nuk ka të lënduar.

Shefi i armatës Oleksandr Sirski deklaroi se Rusia sjellë njësi ushtarake në rajonin e Harkovit nga pjesë të tjera të Ukrainës për t'i plotësuar forcat në dy vatrat kryesore të luftimeve, qytetet Vovçansk dhe Lipci. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR