Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë do të takohen me ekspertë ligjor në lidhje me shfuqizimin e Udhëzimit për zgjedhjet nga ana e KSHZ-së
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë do të takohen me disa nga ekspertët ligjorë të cilët pohojnë se nuk mundet që më udhëzim të KSHZ-së të rregullohet pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur në zgjedhje dhe se më pas do të ndërmerren hapa përkatës, të cilët, siç theksoi ai, “do të jenë në kuadër të ligjeve”.
- Post By Fami Bajrami
- 12:23, 12 gusht, 2025
Shkup, 12 gusht (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë do të takohen me disa nga ekspertët ligjorë të cilët pohojnë se nuk mundet që më udhëzim të KSHZ-së të rregullohet pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur në zgjedhje dhe se më pas do të ndërmerren hapa përkatës, të cilët, siç theksoi ai, “do të jenë në kuadër të ligjeve”.
"Ministria e Drejtësisë do të ketë takim me disa nga ata ekspertë, presim të shohim se çfarë mendojnë dhe të ndërmarrin një hap të tillë, përndryshe sigurisht që do të veprohet sipas ligjit. Nuk do të veprohet jashtë ligjit”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse do të bëhet përpjekje për të miratuar zgjidhje ligjore, gjatë vizitës në ISHP Klinika universitare e urologjisë, pas pretendimeve të disa ekspertëve ligjor se është e mundur që KSHZ me udhëzim ta rregullojë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale.
Dje, kryeministri Mickoski theksoi se shfuqizimi i Udhëzimeve të KSHZ-së nga viti 2024 për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e përcaktimit të noterëve konform Kodit zgjedhor nuk e prish procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale. KSHZ, theksoi ai, ka detyrim ligjor për të miratuar një të ri. Se çfarë do të jetë ai, tha Mickoski, varet nga vetë Komisioni.
Ai kujtoi se Kodi i ri zgjedhor është përpiluar dhe se disa muaj është në procesurë parlamentare, i bllokuar nga një parti opozitare për shkak të kërkesës nga anëtari i KSHZ-së i cili është nga radhët e tyre për të vënë veto ndaj vendimit të komisionit dhe Këshillave zgjedhor komunal, diçka që siç theksoi ai, "nuk ekziston askund në botë".
"Me fjalë të tjera nuk duan që të miratohet ky Kod zgjedhor. Por nëse ka vullnet politik, ne si koalicion qeveritar jemi absolutisht të gatshëm ta vendosim këtë pikë në rend dite nesër dhe të përfundohet me këtë", tha dje Mickoski.
KSHZ në seancën e së shtunës miratoi konkluzë që të mos vihet në fuqi Udhëzimi i KSHZ-së nga viti 2024 për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e përcaktimit të noterëve konform me Kodin zgjedhor.
Siç deklaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, ky udhëzim për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve shfuqizohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën shfuqizohen nenet 61 dhe 62 të Kodit zgjedhor ku është paraparë numri/përqindja e nënshkrimeve për propozimin e listave të një grupi votuesish.
Foto: MIA