• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Përfaqësues të 36 ndërmarrjeve publike nënshkruan Deklaratë për praktikat dhe politikat kundër korrupsionit

Përfaqësues të 36 ndërmarrjeve publike nënshkruan Deklaratë për praktikat dhe politikat kundër korrupsionit

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësues të 36 ndërmarrjeve publike nga rajoni planor i Shkupit, Pollogut, Pellagonisë dhe Lindjes  sot në Shkup nënshkruan Deklaratën për praktikat dhe politikat kundër korrupsionit në ndërmarrjet publike.

Bëhet fjalë për aktivitet të realizuar në kuadër të projektit “Nxitja e një mjedisi mundësues për raportimin e korrupsionit në ndërmarrjet publike” realizuar me mbështetjen financiare të ambasadës së SHBA-së.

"Qëllimi i projektit është të inkurajojë mjedisin për paraqitjen e korrupsionit përmes Ligjit për mbrojtjen e informatorëve në nivel të ndërmarrjeve publike. U nisëm nga supozimi se ndërmarrjet publike vendore, duke pasur parasysh burimet e tyre të kufizuara, do të kenë gjithashtu mundësi të kufizuara për të vepruar ndaj ankesave për korrupsion", tha pror. dr Darko Spasevski nga Fakulteti i Drejtësisë "Justinijani i Parë" dhe bashkëpunëtor i Institutit për Kërkime Strategjike dhe Edukim (IKSE), Sipas analizës edhe ndërmarrjet e mëdha kanë sfidë në arritjen e një sistemi funksional për transparencë dhe llogaridhënie.

Për një periudhë trevjeçare nga viti 2020 e në vazhdim janë analizuar 44 ndërmarrje publike dhe vetëm tre ndërmarrje publike kanë marrë informacione për aktivitete korruptive nga informatorët.

Në kuadër të projektit njëvjeçar janë realizuar katër trajnime me punonjës të niveleve më të ulëta në ndërmarrjet publike, me intencë për të përcaktuar se si funksionon sistemi në praktikë dhe si i kryejnë punonjësit detyrat e tyre të përditshme.

"Nga ajo që u detektua doli edhe teksti i deklaratës së sotme. Ajo që nuk funksionon e kemi vënë në tekstin e deklaratës, për drejtorët dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të angazhohen që në të ardhmen të përmirësojnë atë që është konstatuar si dobësi e sistemit", tha Spasovski.

Një numër i madh i ndërmarrjeve nuk përmbushin standardet teknike, vetëm 19 nga 44 ndërmarrje publike kanë një person përgjegjës për pranimin e informatorëve, madje 60 për qind e ndërmarrjeve nuk kanë uebfaqe të tyre.

Gatishmëri për t'iu bashkuar projektit kanë shprehur edhe ndërmarrjet publike nga rajonet tjera të vendit, duke përfshirë edhe komunat e Ohrit, Strugës, Kavadarit, Kumanovës, Strumicës. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR