• e premte, 05 dhjetor 2025

Përderisa jam unë kryeministër, nuk do të ketë marrëveshje joparimore me Bullgarinë, tha Mickoski

Përderisa jam unë kryeministër, nuk do të ketë marrëveshje joparimore me Bullgarinë, tha Mickoski

Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Atë që e bëri diplomacia e kurrizit të përkulur të LSDM-së dhe BDI-së, neve na solli në këtë situatë. Do të thotë, diçka që është krijuar me shekuj, që janë sakrifikuar njerëz, ka pasur vetëflijim etj., ata arritën për shtatë vite ta stërshesin, tha sonte kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në emisionin "Vetëm intervistë" në Televizionin Kanal 5.

Mickoski theksoi se prëderisa ai të jetë kryetar i Qeverisë, nuk do të ndodhin ndryshime kushtetuese, pa reflektim të qartë dhe obligime edhe nga ana e fqinjit lindor, si dhe garanca konkrete nga Bashkimi Evropian.

"Askush nuk ka të drejtë, dhe as nuk është e drejtë të presë që kjo Qeveri ta bëjë atë pa kushte, as nuk e ka ndër mend kjo Qeveri ta bëjë atë, përderisa unë jam kryetar i kësaj Qeverie. Kjo duhet të jetë e qartë, e kam thënë këtë shumë herë. ne kërkojmë respektim konsekuent të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa atje ka edhe obligime edhe të fqinjit tonë lindor. Dhe gjithashtu kërkojmë garanca dhe nëse me të vërtetë BE-ja dëshiron ta shohë Maqedoninë në shoqërinë e vet, së paku pak nga ajo që për disa shtete të tjera e bën, do ta bëjë edhe për ne. Dhe ky është një qëndrim i qartë", potencoi MKickoski. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR