• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përcaktohet paraburgim 48-orësh për babain e Vanja Gjorçevskës

Përcaktohet paraburgim 48-orësh për babain e Vanja Gjorçevskës

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë themelore publike dhe përcaktoi paraburgim të shkurt prej 48 orëve për babain e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, i cili është njëri prej të dyshuarve për vrasjen.

Siç njoftojnë nga Gjykata penale, paraburgimi është përcaktuar për shkak të rrezikut për arrati dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Praprakisht sot, Gjykata penale, me propozim të Prokurorisë themelore publike, mori urdhër për ngritjen e hetimit kundër Lupço Palevskit, i dyshuari i parë në vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

"Për të dyshuarin, i cili është në arrati, me procedurë urgjente është marrë vendim për ngritjen e hetimit për vepra penale - Rrëmbim nga neni 141 dhe Vrasje nga neni 123 nga KP. Prokurori publik nga Gjykata themelore penale Shkup parashtroi propozim për përcaktimin e masës paraburgim për person të zhdukur. Gjykata e pranoi propozimin dhe mori vendim, me të cilin masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet menjëherë pas gjetjes së tij dhe privimit nga liria", qëndron në kumtesën e Prokurorisë penale.

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar pas Lupço Palevskit.

"Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me fletarrest ndëkombëtar për hetim për vepra penale 'rrëmbim' dhe 'vrasje', pas urdhërit të lëshuar XV KO nr. 3047/23 nga Prokuroria themelore publike Shkup, të publikuat në ueb faqen e MPB-së. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR