• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përcaktohen listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë

Përcaktohen listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes ZNAM -  Për Maqedoninë tonë

 Shkup, 31 mars 2024 (MIA) -  Partia politike Lëvizja ZNAM  -  Për Maqedoninë tonë, sot i prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 Zëdhënësi i Lëvizjes E Di, Nikolla Memov, bëri të ditur se Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror i partisë dje me aklamacion i kanë përcaktuar listat e kandidatëve për deputetë në të gjashtë njësitë zgjedhore dhe theksoi se kandidatët e propozuar për deputetë të Lëvizjes ZNAM janë njerëz që janë të rinj në politikë dhe ekspertë në fushat në të cilat punojnë.

 Njësinë zgjedhore një do ta udhëheqë Boban Karapejovski, profesor i katedrës së gjuhës maqedonase në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" - Shkup. Bartës i listës në njësinë zgjedhore dy do të jetë Damjan Stojçevski, drejtor i Ndërmarrjes Publike Pastërti dhe Gjelbërim në Kumanovë. Njësinë zgjedhore tre do ta udhëheqë Pavle Arsovski,  gjeneral-majori në pension. Për bartës në njësinë zgjedhore katër partia ka nominiar Mile Cekov, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Juglindore,  derisa ndërkaq, njësinë zgjedhore pesë do ta udhëheqë Vesna Bendevska, psikologe e diplomuar, si dhe ish-deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe bartës në njësinë zgjedhore gjashtë do të jetë Nebojsha Zaharievski, magjistër i shkencave juridike.

 Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton anketën e MKD-së, ku kandidati presidencial i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski ka një rejting më të lartë se kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski, zëdhënësi Memov thotë se ky është rezultat i politikave konsistente të partisë.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR