• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për varrimin e mbretëreshës Elizabeta, Qeveria britanike ka shpenzuar mbi 200 milionë dollarë

Për varrimin e mbretëreshës Elizabeta, Qeveria britanike ka shpenzuar mbi 200 milionë dollarë

Londër, 18 maj 2023 (MIA) - Qeveria britanike ka shpenzuar 161,7 milionë stërlina (204 milionë dollarë amerikanë) për varrimin shtetëror të mbretëreshës Elizabeta, publikoi sot Ministria e Financave.

Pasi që mbretëresha Elizabeta ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare, vendi shpalli 10 ditë zie, e cila përfundoi me varrimin më 19 shtator.

Rreth 250.000 njerëz kanë ardhur në sallën Uestminster, ku është ekspozuar arkivoli, që t'i jepen homazhe mbretëreshës më me jetëgjatësi.

"Prioriteti i Qeverisë ishte që ngjarjet në lidhje me funeralin të zhvillohen pa probleme dhe me dinjitet të duhur, ndërsa në të njëjtën kohë siguria e qytetarëve të garantohet në çdo kohë”, shkruan ministri i Financave, Xhon Glen në një letër drejtuar parlamentit.

Pjesa më e madhe e parave, 73.7 milionë stërlina, është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR