• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për turistët në Shqipëri në funksion 34 ambulanca shëndetësore verore

Për turistët në Shqipëri në funksion 34 ambulanca shëndetësore verore

Tiranë, 6 qershor 2024 (MIA) - Në Shqipëri janë hapur 34 ambulanca shëndetësore verore që t'i shërbejnë turistët vendorë dhe të huaj në rajonet bregdetare dhe malore turistike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçi, në rrjetet sociale publikoi se në ambulancat janë angazhuar rreth 300 mjekë dhe infermiere.

"Ambulancat shëndetësore verore do të garantojnë mbrojtje cilësore shëndetësore për pushuesit dhe turistët, të cilët këtë sezon veror do ta vizitojnë Shqiërinë. Në veri të vendit ka 10 ambulanca shëndetësore, në pjesën qendrore 9 dhe në pjesën jugore edhe 15. Reparti për ndihmë urgjente ka vendosur në dispozicion 20 stacione fikse për ndihmë të shpejtë të pushuesve në vendet turistike", tha Koçi.

Personeli mjekësor, si dhe gjatë viteve të kaluara, garanton 24/7 mbrojtje shëndetësore dhe do të funksionojnë deri nga fundi i sezonit.

Vitin e kaluar, vendi ka shënuar vizitë rekorde me mbi 10 milionë turistë, që është 2,5 milionë turistë më shumë se krahasuar vitin paraprak. Më të numërt janë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. bsh/

Foto: FB Albana Koçi

QËNDRONI TË LIDHUR