Për tetë orë 155 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 51 sanksione për shoferët e motoçikletave
- Nëpunës policorë të SPB Shkup, më 05/06.07.2025, në periudhën nga ora 17:00 deri në 01:00, kryen një kontroll të përforcuar në kuadër të Aksionit Operativ Komunikacion i Sigurt, Parandalim dhe Themel me theks të veçantë në marrjen e masave për kundërvajtjet e kryera nga shoferët e motoçikletave, me ç'rast, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, u morën gjithsej 51 masa.
- Post By Besnik Shuki
- 15:00, 6 korrik, 2025
Shkup, 6 korrik 2025 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Shkup, më 05/06.07.2025, në periudhën nga ora 17:00 deri në 01:00, kryen një kontroll të përforcuar në kuadër të Aksionit Operativ Komunikacion i Sigurt, Parandalim dhe Themel me theks të veçantë në marrjen e masave për kundërvajtjet e kryera nga shoferët e motoçikletave, me ç'rast, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, u morën gjithsej 51 masa.

"Prej tyre, shtatë sanksione për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 25 masa për drejtim mjeti motoçikletë pa kaskë mbrojtëse, tre masa për drejtim moped pa provim të dhënë për njohuri të rregullave dhe dispozitave të trafikut, tetë sanksione për drejtim mjeti motoçikletë me kategori të papërshtatshme, dy masa për kalim të semaforit të kuq me motoçikletë, tre masa për mosndalim në shenjën e dhënë Stop nga nëpunësi i uniformuar policor...Dy motoçikleta u konfiskuan për shkak të skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit për më shumë se gjashtë muaj", informon MPB.
Gjatë kontrollit të trafikut, u sanksionuan edhe 104 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. Gjithashtu, gjatë mbrëmjes së kaluar, u kontrolluan tetë objekte hotelierike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku u konstatua një kundërvajtje, u legjitimuan 66 persona dhe u kontrolluan 23 persona dhe tetë automjete pasagjerësh. bsh/
Foto: MPB