Për tejkalim të shpejtësisë sanksionohen 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir
- Janë sanksionuar 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se kontrolli është kryer sot nga ora 14:00 deri në orën 18:00.
- Post By Sara Ademi
- 21:06, 24 mars, 2023

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Janë sanksionuar 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se kontrolli është kryer sot nga ora 14:00 deri në orën 18:00.
Nga numri total i drejtuesve të mjeteve të sanksionuar, 48 kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara dhe 14 jashtë vendeve të populluara.
Ndaj të gjithë shkelësve janë përgatitur parashtresat përkatëse. sa/