• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për të tretën ditë vijon kërkimi për të zhdukurin në liqenin e Gllazhnjës

Për të tretën ditë vijon kërkimi për të zhdukurin në liqenin e Gllazhnjës

Kumanovë, 1 gusht 2023 (MIA) - Për të tretën ditë vazhdojnë kërkimet për të banorin e ri të Nikushtakut i cili ka hyrë në ujërat e liqenit të Gllazhnjës në Likovë dhe nuk ka dalë. Në kërkim janë përfshirë zhytës nga njësia speciale “Tigër”, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa së shpejti do të përfshihen edhe zhytës nga forcat speciale të ushtrisë “Ujqërit”.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, ka vizituar terrenin dhe ka thënë se bregu i pjerrët, thellësia e liqenit artificial dhe turbullira e vështirësojnë kërkimin.

"Kërkimet për 29-vjeçarin e zhdukur në ujërat e liqenit artificial Gllazhnjë po zhvillohen për të tretën ditë. Për shkak të terrenit të vështirë për kërkim, bregut shumë të pjerrët dhe thellësisë së madhe që fillon menjëherë pas hyrjes në ujë dhe arrin 40 metra në një distancë prej pesëmbëdhjetë metrat nga bregu, në ditën e tretë u angazhuar dhjetë zhytës nga SAE "Tigët" të cilët janë të trajnuar të zhyten në një thellësi prej 40 metrash", thotë Angellov.

 

Në kërkim është përfshirë edhe ekipi i shpëtimit i DMSH-së nga Velesi, i cili po bënte kërkime në bregun e liqenit, Spb Kumanovë po siguron vendin e aksidentit.

Dje është përdorur edhe një dron nënujor.

"Gjatë kontrollit të sotëm është përdorur sërish një dron nënujor i shoqatës Eko Turist Ohër, me të cilin kontrollohet fundi i liqenit, ndërsa janë shënuar disa vende të mundshme dhe më pas janë kontrolluar nga zhytësit e “Tigrave”. Në çdo moment duhet të mbërrijnë tetë zhytës nga forcat speciale të ushtrisë “Ujqërit” t[ cilët do t'i bashkohen kërkimit", tha Angellov.

Kërkimet për të riun e zhdukur, banor i Nikushtakut të Likovës, janë duke u zhvilluar që pardje kur ai në orët e pasdites ka hyrë në ujërat e Gllazhnjës dhe nuk ka dalë. ls/

 

Фото/видео: ЦУК

QËNDRONI TË LIDHUR