• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për të 15-ën herë në Ambasadën e SHBA-së u zhvillua aksioni i dhurimit të gjakut në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit

Për të 15-ën herë në Ambasadën e SHBA-së u zhvillua aksioni i dhurimit të gjakut në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Për të 15-tën herë në Ambasadën amerikane në Shkup u mbajt aksioni i dhurimit të gjakut me rastin e Ditës kombëtare të shërbimit dhe përkujtimit në nderim të viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në përballjen me pasojat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në aksionin e dhurimit të gjakut, me ftesë të ambasadores së SHBA-së, Anxhela Ageler, morën pjesë presidenti Stevo Pendarovski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Financave Fatmir Besimi, një pjesë e trupit diplomatik të vendit.

Pjesë e të pranishmëve në këtë ngjarje humanitare ishin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Presidenti Pendarovski së bashku me djalin e tij Ognen iu bashkuan dhurimit të gjakut në kujtim të ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001.

"Ngjarje fisnike që promovon vullnetarizmin dhe shërbimin në interes të komunitetit", ka shkruar Pendarovski në faqen e tij në Fejsbuk.

Ministri Spasovski po ashtu në Fejsbuk publikoi se me ftesë të ambasadores amerikane, Ageler  me kënaqësi ka marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit në nderim të viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në përballimin e pasojave të sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatorit.  "Dhuro gjak - Shpëto jetë!", ka shkruar Spasovski.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti deklaroi se kjo është një traditë që vazhdimisht kujton dhe bën thirrje për proaktivitet, solidaritet dhe mirëkuptim për hallin e të tjerëve.

"Edhe këtë vit aksioni organizohet për grumbullimin e gjakut, ushqimeve dhe sendeve të tjera ushqimore, të cilat pas përfundimit të aksionit do t'u jepen familjeve në rrezik social. Ky veprim është një udhërrëfyes se si duhet të lëvizim në aspektin e manifestimit të humanizmit dhe solidaritetit dhe kujtimit të viktimave që nga viti 2001 e diçkaje që i ndodhi botës dhe urojmë që të mos ndodhë më kurrë”, tha Saiti.

Saiti shtoi se qytetarët tanë janë shumë humanë dhe kjo, thotë ai, është dëshmuar me grumbullimin e ndihmave për viktimat e tërmetit në Turqi.

"Me paratë që kemi mbledhur, marrim pjesë në ndërtimin e një shkolle në qytetin e Malatja. Ne lëmë gjurmë të qëndrueshme, mendojmë se kjo mënyrë e investimit të fondeve të qytetarëve është një shembull i mirë sepse kushdo që do të kalo nëpër atë qytet do të mund të lexojë se njerëzit e një vendi të vogël kanë marrë pjesë në ndërtimin e një shkolla që do të mbajë emrin e Republikës së Maqedonisë, kurse klasat do të mbajnë emrat e qyteteve të vendit tonë", tha Saiti.

Ai shtoi se planifikojnë të mbledhin rreth 220 njësi gjak nga aksioni i sotëm i dhurimit të gjakut, ndërsa para hyrjes së Ambasadës vazhdon fushata e grumbullimit në para të gatshme dhe në ushqime, artikuj ushqimorë dhe se ndihma, siç tha ai, do të gjejë një vend të përshtatshëm te disa familje.

Aksioni i dhurimit të gjakut është në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për Transfuziologji. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR