• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkaqe sigurie janë çkyçur dy largpërçues në rajonin e Negotinës, nuk ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

Për shkaqe sigurie janë çkyçur dy largpërçues në rajonin e Negotinës, nuk ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Dy largpërçuesit në shtrirje prej Pepelishtes drejt fshatit Llakavicë janë çkyçur për shkaqe sigurie me qëllim që të mundësohen kushtet e igurisë për intervenim nga ajri dhe toka në shuarjen e zjarrit. Çkyçja nuk ka kurfarë pasoja për furnizimin rrjedhës me energji elektrike, informuan sot pasdite nga SHA MEPSO.

"Ekipet kujdestare largpërçuese të SHA MEPSO, gjatë natës së kaluar dhe në orët e hershme të mëngjesit po punojnë në terren dhe e ndjekin situatën me stihinë e zjarrit e cila e kaploi shtrirjen nga Pepelishta drejt fshatit Llakavicë, ku tranzitojnë 400kV largpërçuesi TS Dubrovë - TC Shtip 1 dhe 110kV largpërçuesi Dubrovë - TC Buçim. Në koordinim me ekipet të cilat marrin pjesë në huarjen e stihisë së zjarrit, dy largpërpuesit janë çkypur për shkae sigurie, e tëra me qëllim të mundëimit të kushteve të sigurta për intervenim si nga ajri, ashtu edhe nga toka. Çkyçja e largpërçuesve nuk shkaktoi kurfarë pasoja për furnizimin rrjedhës të energjisë elektrike", ceket në informatën e SHA MEPSO.

Nga atje theksojnë se në pajtim me vendimin dhe rekomandimet e Qeverisë për gjendje krize, ekipet e SHA MEPSO, do t'i kahëzojnë aktivitetet e tyre rrjedhëse në terren drejt pjesëmarrjes preventive dhe aktive në ndjekjen e situatave me zjarret në afërsi të traseve largpërçuese. ab/

Foto: MEPSO

QËNDRONI TË LIDHUR