• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Për shkak të zhvillimit të garës rrugore, regjim i veçantë i komunikacionit rreth bul. "Ilinden"

Për shkak të zhvillimit të garës rrugore, regjim i veçantë i komunikacionit rreth bul.

Shkup, 13 prill 2025 (MIA) - Për shkak të zvhillimit të garës rrugore (Gara e grave Avicena), paradite do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit rreth Bul. “Ilinden” në Shkup.

Siç kumtoi SPB Shkup, itinerari i lëvizjes do të fillojë nga bul.,,Ilinden’’ përballë shatërvanit Lotus (nisja dhe caku) drejt e përgjatë bul. ,,Ilinden’’ deri te kryqëzimi me bul. ,,8 Shtatori’’ ku bëhet një gjysmërreth prapa nëpër bul.,,Ilinden’’ deri te caku shatërvani Lotus.

"Komunikacioni do të rikahëzohet në rrugët përreth. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.

Gara është planifikuar të nisë në orën 10:00 te shatërvani Lotus dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 11:00. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR