• e diel, 22 dhjetor 2024

Për shkak të turbulencave të forta lëndohen 12 persona në një fluturim të "Katar Ervejs" në linjën linjën Doha-Dublin

Për shkak të turbulencave të forta lëndohen 12 persona në një fluturim të

 Bruksel, 26 maj 2024 (MIA) - Dymbëdhjetë persona janë lënduar për shkak të turbulencave të forta në fluturimin e Katar Ervejs" nga Doha për në Dublin.

 Një deklaratën e aeroportit në Dublin theksohet se aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, siç ishte planifikuar, pak para orës 13 sipas kohës lokale.

 "Pas uljes, i ka pritur një autioambulancë, policia e aeroportit dhe shërbimi ynë i zjarrfikësve dhe shpëtimit, për shkak zë gjashtë pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit të cilët raportuan të lënduar, pasi aeroplani përjetoi turbulenca gjatë fluturimit mbi Turqi", thuhet në kumtesë.

 Nuk bëhen të ditura detaje për seriozitetin e lëndimeve.

 Incidenti ka ndodhur pesë ditë pasi një britanik e humbi jetën, ndërsa disa të tjerë u lënduan kur një fluturim i Singapore Erlajns nga Londra pësoi turbulenca të forta.

 

QËNDRONI TË LIDHUR