• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të rrëshqitjeve të shpeshta të dheut rekomandohet ngasje shumë të kujdesshme në rrugët në rajonin e Dibrës

Për shkak të rrëshqitjeve të shpeshta të dheut rekomandohet ngasje shumë të kujdesshme në rrugët në rajonin e Dibrës

 Dibër, 25 shtator 2023 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të cilat vazhdojnë edhe gjatë ditës, në akset rrugore, në rajonin më të gjerë të Dibrës,  kanë shkaktuar rrëshqitje të shpeshta dheu, ku qarkullimi po zhvillohet pa probleme, por rekomandohet ngasje më e kujdesshme.

 "Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në akset rrugore nën kompetencën tonë ka rrëshqitje të shpeshta të gurëve dhe dheut, për çfarë është i njohur rajoni ynë. Për shkak të kësaj por edhe në rrugët e lagështa rekomandojmë ngasje shumë të kujdesshme dhe respektim të rreptë të sinjalistikës rrugore. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren, me qëllim të pastrimit me kohë dhe rrjedhjes së sigurt të komunikacionit", tha për MIA-n,  Dear Limanoski, udhëheqës i Seksionit Dibër të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale.

 Zakonisht në aksin rrugor Dibër - Mavrovë, rrëshqitje të dheut janë më të shpeshta afër fshatrave Rajçicë, Kosovrast dhe Jançe, fshati "Rostushki Most", pastaj në afërsi të Manastirit të Bigorit dhe fshatit "Seneçki Livadi", në rrugën për në Strugë afër vendit "Tri Çesmi", si dhe vendi "Kokoshkina krasta" në rrugën Melniçki Most-Qendër Zhupë.

 Nën kompetencë të këtij seksioni janë akset Dibër - Zhirovnicë (aksi rrugor Dibër-Mavrovë), Dibër-Glloboçicë (aksi rrugor Dibër-Strugë), rruga për në venkalimin kufitar “Bllatë”, pastaj pjesa "Boshkov Most" deri në fshatrat e Rekës së Vogël, si dhe rruga "Melniçki Most"-Qendër Zhupë ose mbi 110 kilometra.

Shiu gjithsesi pozitivisht  do të ndikojnë në rritjen e prurjeve të lumenjve dhe përrenjve në këtë rajon, gjë që do të kushtëzojë rritjen e rrjedhjes së ujit në akumulimin e Hidrocentralit "Spilje". 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR