• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të protestave të paralajmëruara anulohet vizita e Lojd Ostin në Izrael

Për shkak të protestave të paralajmëruara  anulohet vizita e Lojd Ostin në Izrael

Uashington, 8 mars 2023 (MIA) - Për shkak të protestave të paralajmëruara në Izrael, mbërritja e ministrit  amerikan të Mbrojtjes Lojd Ostin në vend anulohet për një kohë të shkurtër, ndërsa ka ndryshim edhe në zgjedhjen e lokacioneve ku do të takohet me autoritetet izraelite, deklaroi sot përfaqësuesi amerikan.

Përfaqësuesi zyrtar shtoi se vendimi për ndryshimet është sjellur me kërkesë të Qeverisë izraelite, transmetojnë mediat britanike.

"Persona zyrtarë izraelit insistuan të ndryshohet lokacioni i mbledhjes dhe thanë se  janë të brengosur për shkak të protestave të planifikuara në afërsi të selisë të Ministrisë së Mbrojtes", deklaroi përfaqësuesi amerikan.

Nëntë javë me rend, të shtunën, dhjetëra mijë demonstrantë dolën në rrugët e qyteteve izraelite duke protestuar kundër planit të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu për revizionin e sistemit gjyqësor në vend.

Demonstrantat janë kundër ligjit të propozuar të Netanjahut, i cili do t'i kufizojë autorizimet e Gjykatës Supreme të miratojë gjykime kundër pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv, ndërsa deputetëve do t'u jepet  autorizim të vendosin në procesin e emërimit të gjykatësve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR