• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të protestës para Qeverisë, sot dhe nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Për shkak të protestës para Qeverisë, sot dhe nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sonte dhe nesër në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 12:00, për shkak të mbajtjes së protestës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa të posaçme regjimi të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

"Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë urdhërat e nëpunësve të uniformuar policorë përgjatë rrugës ku do të zhvillohet protesta për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të qetë", thuhte në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR