Për shkak të një aksidenti është ndërprerë komunikacioni në rrugën Kriva Pallankë - Kumanovë
- – Për shkak të një aksidenti në komunikacion është ndërprerë qarkullimi në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë, ndërsa komunikacioni rikahëzohet në rrugën e vjetër.
- Post By Fitore Curri
- 11:13, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) – Për shkak të një aksidenti në komunikacion është ndërprerë qarkullimi në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë, ndërsa komunikacioni rikahëzohet në rrugën e vjetër.
“Më 6 mars të vitit 2025 prej orës 10:10 në aksin rrugor Kriva Pallankë – Kumanovë, në dalje të Kriva Pallankës, për shkak të një aksidenti në komunikacion është ndërprerë qarkullimi dhe i njëjti rikahëzohet në rrugën e vjetër”, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s