Për shkak të mjegullës ulje e dukshmërisë në rrugën nga Tetova për fshatin Gajre dhe Kulla - Katllanovë
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 20 deri në 30 metra ka nga Tetova për fshatin Gajre dhe deri në 100 metra në rrugën Kulla - Katllanovë.
- Post By Sara Ademi
- 19:22, 10 janar, 2025
![Për shkak të mjegullës ulje e dukshmërisë në rrugën nga Tetova për fshatin Gajre dhe Kulla - Katllanovë](https://mia.mk/images/20250110192226_big_730x400_10.webp )
Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 20 deri në 30 metra ka nga Tetova për fshatin Gajre dhe deri në 100 metra në rrugën Kulla - Katllanovë.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s