• e diel, 29 shtator 2024

Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në rrugët Prilep - Krushevë dhe Tetovë - Kodër e Diellit

Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në rrugët Prilep - Krushevë dhe Tetovë - Kodër e Diellit

Shkup, 11 janar 2023 (MIA) - Është ulur dukshmëria prej 50 deri 60 metra për shkak të dukurisë së mjegullës në drejtimet rrugore Prilep - Krushevë dhe Tetovë - Kodër e Diellit, informon NP "Rrugët e Maqedonisë".

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në grykat malore Strazhë, Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa me intensitet mesatar në Krushevë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillim të komunikacionit.

Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitja e shembjeve të imëta.

NË "Rrugët e Maqedonisë" bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe adaptim të shpejtësisë me kushtet në rrugë. Informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në teren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore.

Të gjitha informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e telefonit 02 25 61 502. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR