• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të konsultimeve shtesë për të hënën është shtyrë debati për amandamentet për Propozim - rregulloren e Kuvendit

Për shkak të konsultimeve shtesë për të hënën është shtyrë debati për amandamentet për Propozim - rregulloren e Kuvendit

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Fillimi i debatit për amandamentet për Propozim - rregulloren e Kuvendit është shtyrë për të hënën për shkak të harmonizimeve shtesë dhe konsultime me parashtrusit e amandamenteve, deklaroi për MIA-n kryetari i Komisionit për Çështje Imuniteti dhe Mandati, Panço Minov. 

Minov theksoi se seanca është ricaktuar për të hënën në orën 14. 

Për Propozim- rregulloren janë parashtruar rreth 200 amandamente, më së shumti nga partia E majta, ndërsa amandamente kanë parashtruar edhe grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe një pjesë janë nga propozuesi, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. 

Konsultimet mes grupeve parlamentare dhe deputetëve të partisë E majta për amandamentet filluan që dje, ndërsa për to bisedohet edhe gjatë ditës së sotme. 

Më së shumti nga amandamentet rreth 1.850 janë parashtruar nga partia E majta, por se nuk ka informacion pse janë parashtruar në aq numër të madh dhe çka kërkojnë deputetët e kësaj partie. Kyçe janë ato, siç thonë edhe jozyrtarisht, për filibusteringun.

Debati në Komisionin për Rregulloren fillimisht ishte caktuar për në orën 10, por u shtye në çdo orë. 

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi dje në brifing me gazetarët shprehu pritshmëri se Rregullorja e re të miratohet me koncensus dhe se sipas gjitha gjasave do të vendoset në rend dite në mbledhjen e re të cakuar më 2 nëntor. 

Rregullorja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri parlamentar. Për herë të parë sipas saj do të veprojë kryetari aktual i Kuvendit Xhaferi me thirrjen e mbledhjes konstituive në përbërjen e ardhshme parlamentare. Risi është ajo që ajo mbledhje nuk do të mund të zgjasë më shumë se tri ditë. 

Propozim- rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i bisedimeve pesëvjeçare mes grupeve parlamentare nga mandati aktual dhe ai i kaluar të cilat filluan në kuadër të procesit Zhan Mone me ndërmjetësim të disa eurodeputetëve. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR