• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të borës, disa persona janë ngujuar në Komunën e Studeniçanit

Për shkak të borës, disa persona janë ngujuar në Komunën e Studeniçanit

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Për shkak të shtresës së madhe të borës prej 60 centimetrave, një person është ngujuar në fshatin Cvetovë në Komunën e Studeniçanit.

Siç informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK), personi, sot në orën 9:18, në QRMK Shkup ka paraqitur se është ngujuar, ndodhet në shtëpizën e vet të pushimit dhe nuk ka mundësi ta përdorë automjetin e vet, edhe pse ka pajisje dimërore.

Nga QRMK Shkup e kanë njoftuar kryetarin e Komunës së Studeniçanit, i cili informoi se kanë marrëveshje me një ndërmarrje për pastrim të borës, por vetëm dreri tek vendbanimet. Më pas nga kryetari i komunës morën informatë se nuk kanë arritur të sigurojnë eskavator për pastrim të borës, por personit që ka bërë paraqitjen i është ofruar të evakuohet me motoçikletë të posaçme, por ai ka refuzuar, duke thënë se nuk dëshiron ta lërë automjetin.

Gjithashtu sot në orën 9:20 ka pasur paraqitje për persona të cilët ndodhen në Shtëpinë malore "Karaxhocë" në Komunën e Studeniçanit, me automjet, por për shkak të shtresës së madhe të borës nuk mund të kthehen në shtëpi.

Edhe për këtë rast është njoftuar kryetari i Komunës së Studeniçanit.

QMK kumtoi se ka probleme me furnizimin me ujë në Berovë, Kavadar dhe Krushevë. Bëjnë thirrje të gjitha rastet urgjente të paraqiten në numrin 112 në QMK. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR