• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të asfaltimit përkohësisht mbyllet për komunikacion aksi Nogaevc - Viniçan nga aksi Veles - Gradsko

Për shkak të asfaltimit përkohësisht mbyllet për komunikacion aksi Nogaevc - Viniçan nga aksi Veles - Gradsko

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Për shkak të vendosjes së shtresës së asfaltit, që sot deri më 18 mars, në periudhë nga ora 08:00 – 16:00, do të mbyllet për komunikacion Aksi 4, gjegjësisht pjesa nga f. Nogaevc deri në f. Viniçan, në aksin rajonal Veles - Gradsko.

Siç kumtoi LAMM, sot përfundon edhe obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes momentale të motit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR