• e enjte, 27 qershor 2024

Për shkak të asfaltimit është i mbyllur për qarkullim aksi Veles - Gradsko

Për shkak të asfaltimit është i mbyllur për qarkullim aksi Veles - Gradsko

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles - Gradsko, deri më 19 gusht, aksi rrugor do të jetë i mbyllur për qarkullim në periudhën nga ora 08:00 deri në orë 18:00.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR