• e martë, 26 nëntor 2024

Për pritjen e Kurtit pa flamurin shtetëror në Tetovë do të ketë proces kundërvajtës gjyqësor kundër Komunës së Tetovës

Për pritjen e Kurtit pa flamurin shtetëror në Tetovë do të ketë proces kundërvajtës gjyqësor kundër Komunës së Tetovës

Tetovë, 24 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në rrjetin social Fejsbuk e publikoi ftesën nga Gjykata themelore e Tetovës, prej ku kërkohet që përfaqësuesi i komunës të vijë në seancë gjyqësore më 15 shtator për shkak të kundërvajtjes së kryer gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës Kurti, përkatësisht moszbatimit të Ligjit për përdorim të stemës, flamurit dhe himnit.

Në profilin në Fejsbuk, Kasami vetëm në gjuhën shqipe shkroi se kjo paraqet tentim për frikësim dhe heshtje.

"Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikësohen nga opozita shqiptare. me këto vepra na e shtoni guximin. Përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhit të shqiptarëve ka vdekur, siç po vdes edhe regjimi juaj. Këtë ua kemi borxh vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sepse për regjime të këtilla nuk u frikësuam as në epokën komuniste, as tani. Koha juaj skadoi", shkroi Kasami.

Është publikuar edhe një pjesë e ftesës gjyqësore me sqarimin prëse ngritet procedura.

"Me datë 11.08.2023 në sheshin e qytetit gjatë organizimit të pritjes së delegacionit të huaj dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kospvës, të kryesuar nga Albin Kurti gjatë arritjes në sheshin e qytetit në skenën e vendosur u intonua himni i Shqipërisë me ç'rast nuk u intonua himni i RMV-së. Njëherit në skenë ku po zhvillohej manifestimi janë cekur flamuj të R. së Kosovës dhe R. së Shqipërisë, pa u sekur me atë rast flamuri shtetëror i RMV-së. Personi juridik i lartëpërmendur nuk ka vepruar në pajtim me Ligjin për prëdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të RMV-së me ç'rast gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të jashtëm nuk e kanë intonuar himnin shtetëror si dhe nuk e kanë cekur flamurin shtetëror të RMV-së". qëndron në ftesën e Gjykatës themelore Tetovë drejtuar vetëqeverisjes lokale. 

Nga 11 gushti SPB Tetovë kërkon edhe njeriun i cili mbante flamurin me hartën e Shqipërisë së madhe. ab/

Foto/Profili në Fejsbuk i Bilall Kasamit

QËNDRONI TË LIDHUR