• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për një për qind është rritur numri i punëtorëve në industri

Për një për qind është rritur numri i punëtorëve në industri

Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-shtator 2024 është për një për qind më i lartë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa në shtator të vitit 2024 në krahasim me shtatorin e vitit 2023 është ulur për 2,1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 4.6 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 1.0 % derisa rënie vërehet në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.6 % Produktet kapitale për 6.1 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 24.2 % derisa rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.9 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.6 %. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR