Për një javë janë gjobitur 108 shoferë të cilët parkuan automjete në mënyrë të kundërligjshme në Komunën Qendër
- NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e komunikacionit - Shkup nga 19 gushti deri 25 gusht të vitit 2024 me ndihmën e automjetit të posatçëm "karotrec" kanë larguar 108 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që pengonin qarkullimin normal dhe të sigurt.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:39, 26 gusht, 2024

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e komunikacionit - Shkup nga 19 gushti deri 25 gusht të vitit 2024 me ndihmën e automjetit të posatçëm "karotrec" kanë larguar 108 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që pengonin qarkullimin normal dhe të sigurt.
NP Parkingje e Komunës Qendër njoftojnë se për një zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit me parkimin e paligjshëm, është e nevojshme një kulturë më e madhe e trafikut.
"NP PKQ dhe SPB Shkup në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjitha makinave të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të pakujdesshme në Komunën e Qendrës me qëllim që të rritet vetëdija në komunikacion në nivel më të lartë dhe të rritet siguria në komunikacion", thuhet në njoftim. qa/
Foto: NP Parkingje të Komunës Qendër