• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për momentin pa restrikcione dhe masa të reja, prioritet vaksinimi

Për momentin pa restrikcione dhe masa të reja, prioritet vaksinimi
Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Të vaksinohet numër sa më i popullsisë që të fitojmë imunitet kolektiv, të mbrohemi nga llojet e tjera të Kovidit dhe të parandalojmë valë të re. Kjo është tani prioritet kyç, porosit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vaksinimi në teren i cili filloi dje, vazhdon edhe sot në mbi 90 vendbanime. Situata për momentin është e qetë dhe numrat janë inkurajues. Sipas bilancit të fundit, ka pesë raste të reja, gjashtë pacientë të shëruar dhe asnjë i vdekur. Siç tha Filipçe, sipas gjitha gjasave do të ketë edhe lloje të tjera, por me restrikcione nuk mund të jetojmë. Për këtë imunizimi është shumë i rëndësishëm. “Situata epidemiologjike është e qetë, por theksi duhet të vendoset në vaksinimin si mekanizëm për mbrojtje.  Vaksinimin është mekanizmi i vetëm për të rritur imunitetin kolektiv dhe për të parandaluar një valë të re. Me siguri do të ketë edhe lloje të reja të virusit, ndoshta do të ketë mutacione të reja, megjithatë, ne nuk mund të jetojmë me kufizime”, deklaroi ministri. Ai shtoi edhe se nuk mendohet që të kërkohen vërtetime për vaksinim ose teste negative të koronavirusit për hyrje në vend – as për të tanë, e as për shtetas të huaj. Filipçe dje paralajmëroi se nga e premtja do të fillojë vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 2 vjet me “Fajzer”, prindërit/kujdestarët e të cilëve deri të enjten do të regjistrohen në ueb-faqen vakcinacija.mk. Por, edhe fëmijët të cilët kanë sigurim shëndetësor ose nuk kanë mjek amë do të mund të vaksinohen. Informacione për terminet do të mund të marrin direkt në pikat e vaksinimit. “Çdo prind apo kujdestar i cili dëshiron ta vaksinojë fëmijën e vet do të duhet ta regjistrojë në ueb faqen, pas çfarë do të marrë termin për vaksinim. Vaksinimi i fëmijëve do të fillojë të premten. Në sistemin “Termini Im” tashmë po regjistrohen të mitur (fëmijë prej 12 deri 16 vjet) të cilët duan të vaksinohen. Sajti vakcinacija.mk për caktimin e termineve do të jetë i hapur deri të ënjtjen”, shkroi Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk. Nëse prindërit ose kujdestarët hasin në vështirësi gjatë regjistrimit të fëmijës së tij për vaksinim në sajtin vakcinacija.mk, duhet të kontrollojnë nëse ai është i siguruar në bazën e Fondit për Sigurim Shëndetësor. Pasi të shihet interesimi me regjistrimin në sajtin, do të caktohen termine për vaksinë sipas orarit, sepse një shishkë përmban gjashtë doza. Edhe rivaksinimi me “Astra Zeneka” do të jetë në gjashtë javë në vend se 12 si deri më tani. Kjo është dakorduar në takimin me anëtarët e Komitetit për Imunizim. Por, edhe më tutje kjo vaksinë do t’iu jepet vetëm më të moshuarve se 60 vjet. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 911.154 testime në Kovid-19. Gjithsej numri i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 155.802, numri i pacientëve të shëruar është 150.132, të vdekurve 5.487, ndërsa numri i rasteve aktive është 183. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR