• e premte, 05 dhjetor 2025

Për Kosin, humbja e identitetit është një narrativë ruse, i yni shihet te fasulet, pinxhuri dhe manastiret

Për Kosin, humbja e identitetit është një narrativë ruse, i yni shihet te fasulet, pinxhuri dhe manastiret

Shkup, 1 qershor 2025, (MIA) - Dhe që kur Moldavia u bë vend kandidat në portofolin tim, ne po ndihmojmë në parandalimin e narrativës ruse që thotë se ata do të humbasin identitetin e tyre. Identiteti, sipas mendimit tim, nuk mund të bëhet kurrë subjekt i vendimmarrjes politike. Identiteti është diçka që e mbajmë në shpirtrat dhe në zemrat tona. Identiteti është se si ndihemi dhe si e ndjejmë atdheun tonë, identiteti është se si kujdesemi për traditën tonë. Për shembull, manastiret në Maqedoninë e Veriut, pogaça, fasulja në tavë, pinxhuri ose specat e mbushur... si i mirëmbajmë kostumet tradicionale, çfarë lloj marrëdhëniesh ndërtojmë me pleqtë në vend, çfarë qëndrimi kemi ndaj ruajtjes së gjuhës sonë dhe askush nuk mund t'ua heqë këtë juve maqedonasve, tha sot në konferencë për shtyp me kryeministrin Mickoski, komisionerja evropiane Marta Kos.

Në konferencën për shtyp, ajo theksoi gjithashtu se për Komisionin Evropian situata është e qartë: nëse Maqedonia e Veriut përmbush angazhimet e saj dhe ndryshon Kushtetutën, gjë që sigurisht nuk është e lehtë, atëherë ne do të fillojmë menjëherë konferencën ndërqeveritare pa asnjë kusht shtesë politik, tha komisionerja evropiane Marta Kos, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, në lidhje me kërkesat e Sofjes, përveç ndryshimeve kushtetuese, të miratohen edhe protokollet.

E pyetur se çfarë garancish mund t’i japë BE-ja Maqedonisë se Bullgaria nuk do ta bilateralizojë më tej procesin, Kos theksoi se “qëllimi i tyre politik është të hapin negociatat për Maqedoninë e Veriut, sipas Grupit 1, sa më shpejt të jetë e mundur, sapo Maqedonia e Veriut të përmbushë kriteret përkatëse të dakordësuara me Këshillin, përkatësisht të zbatojë angazhimet për të kryer ndryshime kushtetuese”. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR