• e martë, 23 korrik 2024

Për hyrje dhe dalje nga shteti në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth një orë, në funksion janë të gjitha korsitë në vendkalimet kufitare

Për hyrje dhe dalje nga shteti në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth një orë, në funksion janë të gjitha korsitë në vendkalimet kufitare

 Kumanovë/Strumicë 22 korrik 2024 (MIA) - Për hyrje nga pika kufitare Tabanoc dhe për dalje nga pika kufitare Bogorodicë pritet rreth një orë, kumtuan sot Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n . Nga MPB-ja potencojnë e dije se janë krijuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve. Këtë fundjavë në Tabanoc kanë hyrë mbi 26.000 udhëtarë, ndërsa nga Bogorodicë kanë dalë mbi 22.000 udhëtarë.

 

Изминатите 24 часа на ГП Богородица е забележана зголемена сообраќајна фреквенција и гужва на излезот од земјава кон Грција, која предизвикала некаде до пладне за излез да се чека меѓу 40 мин

"Në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut në VK Bogorodicë pritet rreth një orë.ndërsa në VK Dojran të Vjetër pritet rreth 45 minuta. Në VK Bogorodicë ka pesë korsi për dalje dhe në VK Dojran dy. Në VK Tabanoc funksionojnë pesë korsi për hyrje. Për hyrje në vend pritet rreth një orë. Nga ana e  MPB-së po merren të gjitha masat dhe në funksion janë vendosur të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve, kuptohet duke zbatuar kontrollet e detyrueshme kufitare", informojnë nga MPB-ja.

 Këtë fundjavë, nga 19 deri më 21 korrik të këtij viti, dalje nga VK Bogorodicë realizuan 22.715 udhëtarë. Në  VK Tabanoc këtë fundjavë në vend kanë hyrë 26.063 udhëtarë. Në këtë vendkalim kufitar, sot, nga mesnata e deri më tani, për hyrje janë regjistruar 3.245 udhëtarë.

 Sipas të dhënave të MPB-së nga 1 janari i këtij viti deri më 15 korrik të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve që kanë dalë jashtë vendit në VK Bogorodicë ka qenë 724.840, ndërsa për të njëjtën periudhë (1 janar deri më 15 korrik të këtij vit), numri i udhëtarëve që kanë dalë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në VK Bogorodicë ka qenë 750.812, që do të thotë se ka një rritje prej rreth 25.000 krahasuar me vitin e kaluar. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR