• e martë, 24 dhjetor 2024

Për herë të tretë u mbajt "Panairi i karrierës" në organizim të Universitetit "Nëna Terezë"

Për herë të tretë u mbajt

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Në organizim të Universitetit "Nëna Terezë", sot është mbajtur "Panairi i karrierës", në të cilin kanë marrë pjesë 25 kompani private, ku fjalime të veta kishin rektori i UNT-së, Izet Zeqiri, kryetari i Konfederatës së biznesit, Mile Boshkov, si dhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra.

Zeqiri në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi mes Qeverisë, akademisë dhe bashkësisë së biznesit duhet të funksionojë, sepse siç tha, në interes të përbashkët është që ta parandalojmë shpërnguljen e të rinjve jashtë vendit.

"Ideja e organizimit të këtij panairi është që të vendosen kontaktet e para mes punëdhënësve dhe punonjësve potencialë dhe pas një analize të përbashkët të komunitetit të respektuar të biznesit, do të hartojmë programet e studimit sipas programeve të tyre. Jemi të mendimit se trekëndëshi Qeveri-Akademi- Bashkëska e biznesit duhet të funksionojë dhe duhet të intensifikojmë bashkëpunimin, me një qëllim të vetëm, me një interes të përbashkët për të parandaluar emigrimin e të rinjve jashtë vendit, sepse çdo staf me arsim të lartë që largohet krijon një zbrazëtirë në tregun tonë", tha Zeqiri.

Kryetari i Konfederatës së biznesit thotë është e domosdoshme që studentët t'i hulumtojnë kompanitë që të dinë se kush është më e mira për ta, duke theksuar se jashtëzakonisht e rëndësishme është që studentët të mësojnë dhe punojnë në vend. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR