• e diel, 22 dhjetor 2024

Për herë të tretë AUV-së i ndahet certifikatë ndërkombëtare për menaxhim të cilësisë

Për herë të tretë AUV-së i ndahet certifikatë ndërkombëtare për menaxhim të cilësisë

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Trupi certifikues Quality Austria i dha për herë të tretë certifikatën ndërkombëtare për menaxhim me cilësinë Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) për vënien e Sistemit të cilësisë, konform kërkesave të standardit ISO 9001: 2015.

Certifikata AUV-së i jepet pas vlerësimeve pozitive të dhëna nga trupi certifikues MQS, partner rajonal i trupit kombëtar austriak të certifikimit Quality Austria për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Agjencia.

"Përfaqësuesit e MQS më 23 shkurt dhanë propozim për vazhdimin për tre vjet të certifikatës për menaxhim të cilësisë Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari pas kontrollit të funksionalitetit të Sistemit të dokumentuar të cilësisë, harmonizimin e tij me kërkesat e standardit të cilësisë ISO 9001:2015 dhe zbatimin e tij në praktikë, informojnë nga AUV-ja.

Sipas drejtorit të AUV-së Nikolçe Babovski, certifikata ndërkombëtare për menaxhim të cilësisë është e një rëndësie të madhe për Agjencinë, veçanërisht në prag të fillimit të negociatave aderuese për hyrje në BE.

"Kjo certifikatë është meritë për të gjithë punonjësit e Agjencisë të cilët me punën e tyre të përditshme dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë dëshmojnë se sistemi i vendosur i cilësisë është në një nivel shumë të lartë në AUV", deklaroi Babovski. 

Nga AUV thonë se do të vazhdojnë të punojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e përgjithshëm të Sistemit të cilësisë me angazhimin maksimal të të gjithë punonjësve, në drejtim të, siç thonë ata, "përmbushjes së kërkesave dhe pritshmërive të përdoruesve të shërbimeve të saj". qa/

Foto: AUV

QËNDRONI TË LIDHUR