Për herë të parë në Islandë janë vërejtur mushkonja
- Për herë të parë në histori, janë gjetur mushkonja në Islandë, Njëherit, tre të llojit "Culiseta annulata" janë zbuluar këtë muaj, nga ana e Bjorn Hjaltason në qytetin e tij në Komunën Kjos në Islandën Perëndimore. Islanda që për "Island monitor" (Iceland Monitor) deklaroi se kurrë më parë nuk kishte parë instekte të tilla.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:52, 21 tetor, 2025
Rejkjavik, 21 tetor 2025 (MIA) - Për herë të parë në histori, janë gjetur mushkonja në Islandë, Njëherit, tre të llojit "Culiseta annulata" janë zbuluar këtë muaj, nga ana e Bjorn Hjaltason në qytetin e tij në Komunën Kjos në Islandën Perëndimore. Islanda që për "Island monitor" (Iceland Monitor) deklaroi se kurrë më parë nuk kishte parë instekte të tilla.
"Menjëherë munda të them se kjo është diçka që asnjëherë më parë nuk e kam parë", tha Hjaltason për llojin e parë të gjetur të mushkonjës.
Nga data 16 deri më 18 tetor, ai kapi edhe dy mushkonja të tjera, pas së cilës i dërgoi për studim dhe identifikim te Matijas Alfredson - entomolog në Institutin islandez të shkencave natyrore. Ai konfirmoi se bëhet fjalë për llojin "Kuliseta anulata", dhe se dy prej tyre janë femra dhe një është mashkull.
Në Fejsbuk, me këtë rast, Hjaltason shkroi se "kalaja e fundit ra", pasi Islanda deri tani konsiderohej si një nga vendet e vetme që nuk ka mushkonja. Ai gjithashtu u shpreh se dyshon që mushkonjat kanë ardhur në kopshtin e tij nga porti i Grundartangi, vetëm gjashtë kilometra larg, ku mbërrijnë anije dhe kontejnerë, ku mundë të ketë mushkonja. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s