• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për gjyqësi rezistuese dhe të paanshme i domosdoshëm vetëvlerësimi dhe bashkimi

Për gjyqësi rezistuese dhe të paanshme i domosdoshëm vetëvlerësimi dhe bashkimi
Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Vetëvlerësimi, bashkimi dhe rezistenca ndaj ndikimeve, janë pjesë e punëve të cilat duhet të zbatohen që të mbahet rezistenca dhe mosanshmëria në jurisprudencë. Kjo ishte porosia kryesore në Konferencën e sotme, në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve me rastin e shënimit të 31 marsit - Ditës së jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kilian Ual, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, vlerëson se jemi në rrugë të mirë, por, siç tha, "nuk guxojmë të ndalemi".
"Sot është ditë për vetvlerësim në nivel individual dhe institucional, kohë për qasje të unifikuar të të gjithëve, që të mbrohen parimet e pavarësisë, mosanshmërisë, integritetit dhe transparencës", tha ai.
 
Sipas kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, gjyqësia e pavarur është synim historik dhe sfidë për gjyqësi bashkëkohore dhe efikase, e cila do të funksionojë me parimin e ndarjes së pushtetit.
"Sipas këtij parimi, pushteti gjyqësor nuk është pushteti i tretë, por ai paraqet një nga tre pushtetet, e ne si gjykatës duhet t'i kundërshtohemi të gjitha ndikimeve, të cilët kanë për qëllim ta prishin pavarësinë", tha ajo.
Vesna Dameva, kryetare e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se vetëm një pjesë e vogël e gjyqtarëve janë në kundërshtim me atë që duhet të jenë, e pikërisht ata, siç tha, e kontaminojnë tërë profesionin".
"Nëse sot e shihni rezistencës dhe mosanshmërinë, të gjyqtarëve përmes prizmit të një gjyqtari, perceptimi do të jetë se një numër i madh i gjyqtarëve nuk janë të anshëm dhe janë rezistentë ndaj presioneve, me të cilat ballafaqohen për çdo ditë, në mënyra të ndryshme. Vetëm një pjesë e vogël e gjyqtarëve nuk mund ose nuk dëshirojnë të rezistojnë dhe ata e kontaminojnë tërë profesionin", vlerëson Dameva.
 
Nëse shohim përmes prizmit të qytetarëve, siç shtoi ajo, do të shohim gjendje të pashpresës së plotë.
Erik Mejer, zëvendës shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, tha se janë të frustruar nga mungesa e progresit.
"Kjo ditë është thirrje për aksion. Ju inkurajoj që të bashkoheni si grup, t'i largoni ata që ju qëndrojnë në rrugë. SHBA-ja është këtu t'ju përkrah, megjithatë aksioni dhe guximi duhet të dalë nga ju", tha ai.
Zëvendës ambasadori në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, Robert Deker tha se disa presione ende ekzisotjnë në RMV.
"Në mënyrë obligative t'i shmangni, e ajo është vetëm me shërbimin e drejtësisë", tha ai.
Deker shtoi se me raportin nga procesi i skriningut do të potencohet konkretisht se cilat reforma duhet të ndërmerren që të përmirësohet sundimi i së drejtës. bsh/
Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR