• e enjte, 27 qershor 2024

Për dy denarë lirohet EUROSUPER BS-95

Për dy denarë lirohet EUROSUPER BS-95

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Prej sonte në mesnatë për dy denarë do të lirohet EUROSUPER BS-95. Çmimet e derivateve tjera të naftës mbeten të pandryshuar, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe menaxhimi me mbeturina komunale (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER-BS - 95 do të jetë 80 denarë për litër, ndërsa një litër i EUROSUPER BS - 98 dhe më[ tej do të shitet për 82 denarë, EURODIZEL BS (D-E-V) nga 73 denarë, Ekstra i lehtë 1 (EL-1) nga 72, ndërsa Mazuti M-1 NS nga 43,209 denarë për një kilogram.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet e shitjes me pakicë të karburantit të naftës, sipas Metodologjisë për formimin e çmimeve, ulen mesatarisht për 0,48 për qind. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR