• e martë, 24 dhjetor 2024

Për dy denarë është rritur çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri

Për dy denarë është rritur çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është rritur për dy denarë dhe nga sonte në mesnatë një litër kushton 75,7 denarë, ndërsa nuk ka ndryshime në çmimet e benzinës, dizelit dhe mazutit, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE).

Çmimi i  EUROSUPER BS - 95 mbetet 81,5 denarë, për EUROSUPER BS - 98 do të vazhdojë të jetë 83,5 denarë, për EURODIZEL BS (D-E V) 76 denarë, ndërsa për një kilogram mazut M-1 NS 41,266 denarë. 

Me vendim të Komisionit Rregullator  për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht për 0.53 për qind krahasuar me vendimin e datës 27 të muajit të kaluar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR