• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për dy dekada 10 "anëtaret e reja" të BE-së e dyfishuan PBB-në e tyre

Për dy dekada 10

Bruksel, 16 maj 2024 (MIA)  - Dhjetë vendet të cilat u bënë anëtare të BE-së para 20 viteve gjatë dy dekadave të kaluara u zhvilluan shumë më shpejtë se mesatarja në Union dhe arritën gati dyfish ta rrisin PBB-në e tyre për kokë banori, tregojnë të dhënat e Komisionit Evropian.

Këto dhjetë vende - Estonia, Qiproja, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria dhe Çekia - shënuan rritje të fuqisë blerëse të shprehur në PBB për kokë banori prej 51 për qind nga mesatarja e 14 "anëtareve të vjetra" në vitin 2004, në 79 për qind në vitin 2023, njoftoi eurokomisari për ekonomi, Paolo Xhentiloni duke i prezantuar perspektivat ekonomike pranverore të Unionit për vitin 2024 dhe 2025.

"Në bazë të parashikimeve tona 10-vjeçare, këto 10 shtete anëtare duhet të ulin më tej hendekun e të ardhurave me anëtarët 'e vjetër' gjatë dekadës së ardhshme. Në vitin 2033, nivelet e tyre mesatare të të ardhurave duhet të rriten në 92 për qind të atyre të BE 14", tha Xhentiloni, duke shtuar se të dhëna të tilla janë një lajm shumë i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, të cilat "punojnë për anëtarësim në BE".

Lidhur me parashikimet ekonomike për periudhën e ardhshme në nivel të gjithë BE-së, Xhentiloni porositi se "pas vitit të rëndë 2023" aktiviteti ekonomik u fuqizua në tremujorin e parë të këtij viti, pas çka në tremujorët e ardhshëm pritet "përshpejtim të momentumit ekonomik", që do të sjellë shkallë vjetore të rritjes në nivel të BE-së prej një për qind në këtë dhe 1,6 për qind në vitin 2025.

Sipas tij, falë tregut të fuqishëm të punës dhe rritjes së pagave reale në BE, pritet që konsumi privat ta nxisë rimëkëmbjen ekomomike dhe ta fuqizojë fuqinë blerëse.

"Inflacioni ka rënë më tej që nga fillimi i vitit dhe duhet të vazhdojë të bjerë, duke arritur objektivin e BQE-së gjatë vitit 2025. Raporti i deficitit buxhetor në BE duhet të vazhdojë të bjerë në vitin 2024, ndërsa raporti i borxhit do të rritet lehtësisht në vitin 2025", njoftoi eurokomisari për ekonomi.

Në tremujorin e parë të këtij viti, ulja e normës së inflacionit ishte më e madhe se sa pritej dhe arriti në 2,6 për qind, për të rënë më tej në 2,4 për qind në fund të muajit prill. Kështu, parashikimet për BE-në janë se inflacioni do të ulet nga 6,4 për qind e vitit të kaluar në 2,7 për qind në fund të vitit dhe në 2,2 për qind në dhjetor 2025. Në nivel të Eurozonës, norma e inflacionit pritet të ulet nga 5,4 për qind e vitit të kaluar në 2,5 për qind vitin e ardhshëm dhe në 2,1 për qind në fund të 2025.

Kur bëhet fjalë për deficitin buxhetor, pas uljes së tij të dukshme gjatë vitit 2022, ai vitin e kaluar u rrit prej 3,4 në 3,5 për qind nga PBB, si pasojë e kushteve të përkeqësuara ekonomike dhe rritjes së shpenzimeve për interes. Për këtë vit, sipas Xhentilonit, parashihet deficiti buxhetor të ulet në 3,0 për qind të PBB-së, ndërsa vitin e ardhshëm për edhe 0,1 pikë përqindjeve në 2,9 për qind të PBB-së.

Вкупните расходи се планирани на ниво од 272,4 милијарди денари или 32 проценти од БДП, а приходите на 238,9 милијарди денари или 30,9 проценти од БДП. Вкупните приходи се за 7,4 проценти пов

Pas nivelit rekord të borxhit prej 92 përqind të PBB-së në 2020, ai ra në 83 përqind vitin e kaluar dhe pritet të mbetet në të njëjtin nivel këtë vit, i ndjekur nga një rritje e lehtë në vitin 2025 në 83,4 përqind të PBB-së, si rezultat të shpenzimeve më të larta për shërbimin e tij dhe të rritjes së pritshme ekonomike nominale më të ulët.

Ulja para pak kohe e normave të interesit në nivel global pritet të rezultojë edhe me lehtësim të politikës monetare të BE-së, dhe kështu duke filluar nga qershori parashihet ulje graduale e normës bazë të interesit nga e tanishmja 4 në 3,2 për qind në fund të këtij viti, që pastaj të vijojë rënie e saj shtesë deri në 2,6 për qind deri në fund të vitit 2025.

Parashikimi pranveror i BE-së parasheh edhe rritje ekonomike globale nga 3,1 për qind të vitit të kaluar, në 3,2 për qind këtë vit, e deri në 3,3 për qind në vitin 2025.

Megjithatë, sipas Xhentilonit, edhe krahas rezultateve të pritura ekonomike dhe "përmirësimit të imazhit për ekonominë evropiane në dy vitet e ardhshme", rreziqet negative dhe pasiguria mbeten të rritura, para së gjithash për shkak të luftërave përgjatë "kufijve të BE-së" dhe të Lindjes së Afërt.

Цената на суровата нафта од типот „Брент“ се намали за 2,75 проценти на лондонската берза и достигна 27,9 долари. 

Xhentiloni theksoi se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Afërt shkaktoi paqëndrueshmëri të çmimeve të naftës nga fillimi i këtij viti, ndërsa ndaj rritjes së tyre ndikim shtesë kishte edhe rritja ekonomike e këtij viti në Kinë dhe në SHBA, që ishin më të mëdha se sa pritej. 

Nga ana tjetër, çmimet e gazit ishin më të larta në mënyrë margjinale nga ato gjatë dimrit dhe shumë nën nivelin e tyre të vjeshtës, përderisa çmimet e benzinave pritet të rriten në mesatare në 31 euro për megavat orë në vitin 2024 dhe 35 euro për megavat orë në vitin 2025.

"Si të tilla, çmimet e energjisë nuk pritet të jenë forca e fortë disinflacioniste që kanë qenë në të kaluarën e afërt", përfundoi Xhentiloni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR