• e premte, 22 nëntor 2024

Për disa orë në Meksikë janë vrarë dy kandidatë për kryebashkiak

Për disa orë në Meksikë janë vrarë dy kandidatë për kryebashkiak

Meksiko siti, 27 shkurt 2024 (MIA) - Dy kandidatë për kryebashkiak të qytetit meksikan Maravatio janë vrarë për disa orë, kumtuan sot autoritetet lokale.

Janë vrarë kandidati i partisë së Veprimit kombëtar Armando Perez dhe kandidati i Morenës Migel Anhel Zavala.

Të dy janë gjetur të vdekur në makinat e tyre.

"Kjo tregon nivelin jashtëzakonisht serioz të dhunës dhe mungesën e sigurisë që mbizotëron para zgjedhjeve më të rëndësishme në historinë e Meksikës”, shkroi lideri i Veprimit kombëtar, Marko Kortes në rrjetin social.

Nga partia Morena deklaruan se vrasja e Zavalës është një “akt qyqar dhe i dënueshëm”.

Zgjedhjet parlamentare në Meksikë janë caktuar për 2 qershor të këtij viti, ndërsa fushata parazgjedhore fillon zyrtarisht të premten më 1 mars. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR