• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për dhjetë ditë mund të dihet përbërja e Qeverisë së re, akuzat për presione për zgjidhjet dhe vendimet për votimin e prishur

Për dhjetë ditë mund të dihet përbërja e Qeverisë së re, akuzat për presione për zgjidhjet dhe vendimet për votimin e prishur

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje për qeverinë e ardhshme, në të cilën do të marrin pjesë VMRO-DPMNE dhe partitë nga koalicioni i tyre dhe koalicioni VLEN. Sipas kreut të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në grupet e tyre punuese ka atmosferë pozitive. Të hënën ai pret që ata të dalin publikisht me një program të përbashkët dhe deri të premten të kenë një marrëveshje përfundimtare për qeverinë e re.

Të enjten në selinë e VMRO-DPMNE-së është mbajtur takimi i parë i grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN, por nuk ka informacione nëse ata janë takuar sërish dje. Tashmë në opinion qarkullojnë informacione jozyrtare për ndarjen e dikastereve ministrore, për emrat e ministrave të rinj, si dhe për faktin se seanca konstituive e Kuvendit mund të mbahet më 27 maj.

Ndërkohë Gjykata Administrative dje e refuzoi si të pabazë padinë nga Koalicioni "Fronti evropian" ndaj vendimit të Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ) për pranim të ankesës nga Koalicioni "Maqedonia jote" për vendvotimin 1194 në Komunën e Krushevës në Zgjedhjet parlamentare 2024.

Sipas Kodit zgjedhor, nëse vendimi për rivotim në atë vendvotim ndikon ndaj rezultateve përfundimtare zgjedhore, KSHZ duhet të zbatojë rivotim 14 ditë nga zgjehdjet parlamentare përkatësisht më 22 maj.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Oliver Ristovski, Boris Kondarko, Boban Stojanoski dhe Abdush Demiri sot përmes kumtesës shprehin shqetësim për, siç thonë, ngjarjet të cilat në opinion janë prodhuar nga deklarata të partive politike dhe bartsëve të funksioneve të larta qeveritare, të cilat kanë të bëjnë me punën e KSHZ-së për veprimin rreth ankesave për zgjedhjet parlamentare.

"Ju njoftojmë se krahas asaj që jemi personalisht të nënçmuar dhe ofenduar, gjithashtu si anëtarë në institucionin më të lartë për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve, jemi të ekspozuar edhe ndaj presioneve të pabaza dhe të pashembullta publike politike dhe kërcënimeve për përgjegjësi penale për shkak të vendimeve të KSHZ-së", thuhet në reagim.

Duke e ndjekur kontekstin dhe intensitetin e sulmeve dhe ofendimeve, siç theksojnë, gjithashtu jemi të shqetësuar edhe se është e mundur të kalojnë edhe në sulme perosnale të sigurisë sonë.

"Ju njoftojmë se KSHZ në tërësi, në mënyrë profesionale dhe transparente dhe vetëm në bazë të ligjit i zbatoi zgjedhjet, që u konfirmua ng të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu edhe krahas të gjitha shqetësimeve që i kemi, megjithatë me shkallë më të lartë të integritetit në bazë të kontrollit publik të materialit zgjedhor KSHZ i konstatoi faktet dhe vendosi rreth ankesave të parashtruara nga pjesëmarrës të ndryshëm për 110 vendvotime, prej të cilave në bazë të dëshmive të arsyetuara miratoi ankesa për vetëm 7 vendvotime për të cilat pati bazë juridike, përderisa për 103 vendvotimet e tjera, u refuzuan si të pabaza dhe për to nuk pati parashtruar padi asnjë pjesëmarrës i zgjedhjeve", qëndron në reagim.

Sipas asaj për KSHZ-në, siç ceket, janë të parpanueshme dhe të palejueshme sulmet, presionet dhe përzierja e disa partive politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore, si dhe në punën dhe vendim-marrjen e KSHZ-së dhe të Gjykatës Administrative.

Theksojnë se për tërë këtë sot në takimin në KSHZ ishte njoftuar edhe ambasadorja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së, Xhilian Stirk.

Në komunikatë për media nga KSHZ-ja nuk është nënshkruar nënskryetarja Ditmire Shhu, e cila vjen nga BDI-ja.

Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi dje në konferencë për shtyp kumtoi se ka pasur marrëveshje për mbivotim në Komisionin shtetëror zgjedhor për pranim të disa ankecave të caktuara për rezultatet zgjedhore dhe rivotim dhe se në këtë mënyrë bëhet tentim për inxhiniering zgjedhor për ndryshim të numrave në Kuvend dhe mashtrim të vullnetit të qytetarëve. procesi zgjedhor i cili u vlerësua si kredibil dhe demokratik, tani është në duart e Gjykatës administrative, tha Xhaferi dhe bëri thirrje të gjitha institucionet të veprojnë në pajtim me ligjin pa direktiva partiake nga cila do anë.

Paraprakisht punën e KSHZ-së e kritikoi edhe Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së dhe ministër i Punëve të Jashtme..  

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmë deklaroi se me ankesat deri në KSHZ po zhvillohet një inxhiniering zgjedhor nga VMRO-DPMNE, LSDM dhe VLEN që të ulet numri i deputetëve të koalicioni "Fronti evropian" në krye me BDI-në ku merr pjesë edhe krahu i partisë ASH që ai drejton.

Sipas tij, duhet të respektohet “realiteti demografik në Maqedoni” dhe se të drejtën për të formuar qeveri ka mandatari dhe fituesi i zgjedhjeve. Populli më 8 maj, siç tha ai, ka votuar që “Fronti evropian” të marrë përgjegjësinë dhe të jetë në pushtet, ndërsa për tjetrin “ka votuar se kush duhet të jetë në opozitë”.

Кандидатот за градоначалник на Општина Гостивар од коалицијата Алијанса за Албанците-Алтернатива, Арбен Таравари во изјава за медиуми по остварувањето на правото на глас, изрази оптимизам за

Arben Taravari nga krahu tjetër i Aleancës së Shqiptarëve, në deklaratën e djeshme nga Gostivari i ka dërguar mesazh kryetarit të Gjykatës Administrative duke theksuar se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët kur vendosin për rastet që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore.

"Unë do t'i dërgoja një mesazh kryetarit të gjykatës që të mendojë se nuk është mirë të bësh presion mbi gjyqtarët. Tashmë ka kaluar koha kur ata mund të bënin presion dhe do të ketë një qeveri të re që nuk do të lejojë presione të tilla për vendime", tha Taravari dhe sqaroi se gjykata duhet të marrë një vendim të drejtë.

Kësaj i është përgjigjur fillimisht koalicioni i Frontit Evropian i udhëhequr nga BDI, i cili e cilësoi skandaloze dhe kërcënuese deklaratën e Taravait, e më pas edhe kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.

"Fronti Evropian i ka regjistruar këto kërcënime dhe ka informuar gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare për deklaratat publike me kërcënime si dhe për tentativën e inxhinierisë zgjedhore me marrëveshjet e jashtme-institucionale ndërpartiake për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe me presione partiake në Gjykatën Administrative, theksohet në komunikatë.

Administrative Court president Burim Sejdini denied late Friday he had put pressure on judges deciding on appeals filed by the DUI-led European Front against the decisions of the State Electi

Kryetari i Gjykatës administrative, Burim Sejdini mohoi se ka kryer presion ndaj gjyqtarëve në trupat gjyqësor që vendosin për ankesat e koalicionit “Fronti evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare. Ai vlerësoi se pretendimet e Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN” janë të pavërteta, insinuata dhe shpifje.

"Paraqitja ime publike sot lidhet me deklaratat publike të zotit (Arben) Taravari se ai ka informacione se unë si kryetar i Gjykatës po ushtroj presion mbi gjyqtarët të cilat i konsideroj si të pavërteta, insinuata dhe shpifje për punën time si kryetar i Gjykatës administrative", ka thënë Sejdini në konferencën për media në gjykatë.

U prononcua edhe Shoqata e gjyqtarëve të RMV-së e shqetësuar për deklaratat e individëve me të cilët, siç thuhet në njoftim, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ushtrohet presion mbi gjyqtarët dhe veprimin dhe vendimmarrjen gjyqësore. Në njoftim vlerësohet se akuzat ndaj kryetarit të Gjykatës Administrative janë të pabaza dhe u japin mbështetje të plotë kolegëve të kësaj gjykate. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR